ShowBiz

Sa qenka rritur Emi, Jonida poston videon më të bukur të vogëlushes

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze vitin e kaluar.

Ata të dy i shohim mjaft aktiv në rrjetetet sociale ku nuk mungojnë videot dhe fotot me momentet më të bukura pranë Emit.

Së fundmi Jonida ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një video të vogëlushes e cila po mundohet të kapë telefonin nga po vjen muzika.

Ndërsa në një tjetër video ajo është duke parë gjithë kërshëri nga telefoni ndërsa po luan me të.

“Si mundet një qënie të ta lumturojë jetën kaq shumë, çdo sekondë qoftë edhe me një tingull që lëshon. Dashuri e papërshkrueshme” ,shkruan ajo krahas videove të së bijës e cila është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFXixBUshL2/