Aktorja Almeda Abazi duket se nuk i ka shpëtuar situatës së rënduar të pandemisë në mbarë globin.
Ajo pak ditë më parë u infektua nga covid-19. Nëpërmjet një postimi Almeda ka vendosur të na tregojë më shumë mbi gjendjen e saj.
Në video Almeda duket se ka dalur në natyrë për të marrë pak ajër të pastër ku bashkangjitur shkruan:
“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithë që keni pyetur”, ka shkruar ajo.
Situata më e vështirë për aktoren paska kaluar fatmirësisht.
Kujtojmë se Almeda është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/almeda92/2543052738007217175/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/almeda92/