Melisa, një prej vajzave të “Përputhen” që është përfolur më së shumti për një lidhje me Andin ka vendosur të reagojë pas gjithë thashethemeve që qarkullojnë për të.
Kujtojmë se ajo është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes si gjatë kohës që ishte brenda në “Përputhen” edhe kur doli jashtë.
Fationi e ka akuzuar disa herë për një lidhje jashtë emisionit, por pavarësisht se tha që do të bënte publike prova, vendosi të mos bënte asnjë gjë.
Ndërkohë duke u nisur nga gjithë thashethemet që po qarkullojnë së fundmi, ajo ka vendosur të reagojë me anë të një statusi ku shkruan: “Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtuar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur por pastaj tërhiqem me veten sepse them, leri Melisa sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato folloëers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj sepse e kam thënë dhe do ta rithem që nga i pari që ka folur keq për mua dhe deri tek i fundit, unë nuk merrem me ju asnjëherë”
Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLmKBECFmVG_zRNlYWVRMm5zIIYA3oAMKrcZ0k0/