Shqipja është një nga konkurentet që bëri lëmsh ndjekësit me bombat e saj.
Një pjesë e madhe e konkurrentëve dhe jo vetëm iu kthyen kundër duke e ofenduar dhe nuk e pranojë qasjen që ajo ka për të zbuluar të vërtetën.
Elvisi me një postim në rrjete sociale ka ironizuar Shqipen. Prej kohësh tashmë Shqipen e shikojmë në rubrikën ‘Trotuar’ duke dhënë opinionin e saj mbi tema të ndryshme sociale dhe jo vetëm.
Elvisi me sa duket nuk e duron fare natyrën e saj që sipas tij fut hundët në jetën e të tjerëve dhe më pas krenohet me këtë gjë.
Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?
Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.
Po për veten, ç’mund të na thuash?
Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…
Po ti për vete?
Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…
Aha, mir”, ka shkruar Elvisi.
Me siguri Shqipja me natyrën që ka nuk do ta lërë këtë thumb pa një përgjigjie pikante.
Linku: https://www.instagram.com/stories/loco.elvis/2544653125432939980/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/