Aktori i njohur Paul Ritter ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçari pasi nuk mundi dot ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Ai vuante prej disa muajsh nga tumori në tru dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes pranë familjes së tij.
Aktori është shfaqur me role të ndryshme në disa filma ku përmendin “Harry Poter”, “Half Blood Prince” , “Quantum of Solace” e shumë të tjerë.
Miq dhe kolegë të aktorit janë shprehur të hidhëruar për largimin e tij nga jeta, ndërsa kanë vlerësuar kontributin që ai ka dhënë në fushën e kinematografisë.
Link: https://www.instagram.com/p/CNUoNgoDBYC/
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/tv-and-radio/2021/apr/06/friday-night-dinner-star-paul-ritter-dies-of-brain-tumour-at-54