ShowBiz

Në formë perfekte pas lindjes, Afërdita tregon trupin dhe mbetëm pa fjalë

Afërdita Dreshaj u bë nënë e një djali vetëm disa javë më parë dhe duket se ka arritur formën perfekte trupore menjëherë pas lindjes.

Ajo ka postuar në instagram një video ku e shohim me rroba të ngushta pas trupit të cilat i tregojnë linjat perfekte.

“Barku po shkon në formën e tij të mëparshme”, shkruan ajo krahas videos ku pozon përpara pasqyrës.

Afërdita dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë me një djalë të cilin vendosën ta quajnë Sky Blue një emër që i shkoi ndërmend modeles pak para se të lindte vogëlushi.

Afërdita dhe Jakub janë bashkë prej disa vitesh.

Ata u martuan rreth tre vite më parë me një ceremoni madhështore në Miami.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFm4Twdpd4g/