ShowBiz

Ti je fëmija im i parë.., Olta emocionon me dedikimin e rrallë për njeriun e zemrës

Vëllai i këngëtares Olta Boka, Stivi feston sot ditëlindjen dhe padyshim që këngëtarja nuk ka munguar me urimin e saj special.

“Nuk të kam vetëm vëlla Stivi Boka, ti je fëmija im i parë që  më ndihmoi të përgatitesha me prindërimin dhe siç uron prindi për fëmijën paç rrugën e shtruar me flori dhe fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zotin bashkëudhëtar. Arritsh sukseset që të do zemra”, shkruan ajo në një foto të vëllait të saj të postuar në instagram.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me vëllain dhe këtë e ka treguar gjithmonë si në rrjetet sociale ashtu edhe në intervista të ndryshme ku ka rrëfyer me tepër rreth raportit që ka me të.

Link: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhRPthlFOl/