ShowBiz

“Çifti më emocionues në dy sezone”, nuk do ta besoni kë zgjedh Olsa Muhameti

Pasditen e djeshme duket se një tjetër çift është deklaruar në “Përputhen”.

Jasmina tha më në fund gjatë emisionit se është vetëm për Andin, ndërsa u transmetua takimi i tyre ku pati momente të shumta intime dhe puthje.

Ky çift ka arritur të rrëmbejë që tani jo vetëm simpatinë e publikut por edhe të autores së programit Olsa Muhametit.

Ajo ka zbuluar se ata të dy janë i vetmi çift në dy sezoni që e emocion më shumë.

Olsa ka ndarë në instagramin e saj një video nga një moment kur ata të dy kërcejnë bashkë nën tingujt e një kënge romantike, ndërsa krahas videos shkruan: “Në dy sezone “Përputhen”, ky është çifti që më emocionon më shumë dhe uroj të përfundoni bashkë”, shkruan ajo krahas videos ndërsa i bën tag ata të dy.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKZUT73Bepw/