ShowBiz

Nga Saranda drejt Milanos, këto detaje nxjerrin zbuluar Atdheun dhe Antonelën

Atdheu dhe Antonela janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes së publikut.

Djali nga Kosova vendosi të largohet nga programi pas një sherri me Antonelën, por pak ditë më parë u rikthyer sërish për t’u sqaruar publikisht me të.

Gjithçka ndodhi në një takim katër minutësh në studio, kur ata të dy i kërkuan falje njëri tjetrit për mënyrën se si u sollën.

Pas këtij sqarimi duket se gjërat mes tyre po ecin mirë, pasi fillimisht janë parë bashkë në Sarandë edhe pse Antonela tha se ishte aty me familjen dhe jo me Atdheun, disa foto të publikuara në rrjet tregojnë të kundërtën.

Ndërkohë pas Sarandës duket se ata të dy janë në Milano bashkë, kjo pasi shohim se kanë postuar të dy një video nga Milano në të njëjtën kohë.

Antonela ka postuar një video nga sipër të këtij qyteti, ndërsa Atdheu një video nga Piazza Duomo.

Nuk e dimë çfarë i ka bërë bashkë këtë herë në Milano dhe çfarë po ndodh realisht mes tyre,  kjo ngelet për t’u parë në vazhdimësi.

Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/

https://www.instagram.com/antonelathereal/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJzDRIbpfxU/

https://www.instagram.com/p/CNDpFEyLLRKCNvSPSV-8L815GOMYMKe93CdJhM0/