ShowBiz

‘Malli më ka tharë’, Arjola Demiri rrënqeth me dedikimin ndaj të ëmës së ndjerë

 

Arjola Demiri është një nga aktoret më të ndjekura. Ajo gjithmonë ka spikatur me batutat dhe humorin e saj.

Aktoren jemi mësuar ta shikojmë të ndajë me ndjekësit momente gëzimi dhe tejet të veçanta.

Së fundmi situata nuk ka qenë e njejtë.

Arjola ka ndarë disa momente mjaft emocionuese ku shfaqet tek varri i të ëmës pas dy vitesh.

Malli dhe dhimbja për aktoren mbetet e njejtë si në ditën e parë. Bashkangjitur me videot ajo shkruan: Më ka tharë malli, malli më ka tharë nënë.

Ndarja nga jeta e personave kaq të shtrejtë mbetet një plagë e hapur gjithmonë dhe njeriut thjeshtë i bëhet zakon që të jetojë me të dhe me siguri dhe për Arjolën kështu do të jetë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/arjolademiri/2551019378281208859/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arjolademiri/