ShowBiz

Çfarë zhgënjimi, Aulona Musta befason ndjekësit me realitetin e formave të saj

Aulona Musta çdo ditë e më shumë po i përkushtohet trupit të saj si me dieta specifike dhe me ushtrime në mënyrë që të ketë një trup sa më në formë.

Të gjithë vipat paraqesin më të mirën e mundshme në rrjete sociale dhe në realitet shpesh janë një zhgënjim i madh.

Një gjë të tillë sapo na e konfirmoi edhe Aulona nëpërmjet një video që është shumë ndryshe nga realiteti i fotove që paraqiten në Instagram.

E ndjej të nevojshme ta bëj këtë video për të gjitha vajzat dhe gratë që më ndjekin, për t’u thënë: shkurt, pastër, qartë: Mos u genjeni nga rrjetet sociale!

Në këtë video jam unë, në orën 20.00 të darkës, pas një dite ku kam konsumuar mbi tre litra ujë, kam ngrnë tre vakte dhe një snack, pra me pak fjalë jam “full”.

Në sekondat e para është video që unë postoj në rrjetet sociale, video ku jam pozicionuar në mënyrë të tillë që të tregoj muskujt e barkut, barku është i kontraktuar, e kam të thithur sa më shumë brenda- shkruan Aulona bashkangjitur videos.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNncAHXBZxx/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aulonamusta/