Aristela dhe Princi kanë shprehur pëlqim për njëri tjetrin dhe deri tani kanë realizuar dy takime.
Pasditen e djeshme u transmetua takimi mes tyre që ata thanë se shkoi shumë mirë, ndërsa po mendojnë për një takim të tretë.
Pasi u transmetua i gjithë takimi, Juli deklaroi në fund se ata të dy i duken më shumë si motër e vëlla dhe si dy shokë mund të jenë shumë mirë, por nuk sheh ndonjë shkëndijë mes tyre.
Antonela ndërkaq tha se në të vërtetë Julit i vjen inat që Aristela nuk e ka ftuar në takim dhe për këtë arsye po thotë që ata të dy duken si motër e vëlla.
Aristela nuk ka qenë dakord me deklaratat e Julit, ndërsa Princi i ka rënë për shkurt duke thënë se të vërtetën e dinë vetëm ata të dy.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=LfE1VpVSw0M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNIqWkFBNpYWJXhns_wHK_7PmpWWIM7QnI1m3A0/