Sherret nuk mbarojnë në Për’Puthen. Emisioni ka startuar me një debat të fortë mes Sindit dhe Julit.
Sindi duket se është prekur aq shumë sa gati po qan nga të sharat që i ka thënë Juli në një video live me një nga konkurentët e tjerë.
Më ke prekur në familje mendo se kam prindër, motër, të afërm që lëndohen nga të gjitha këto. Unë nuk e kuptoj se çfarë iu kam bërë që të më trajtoni kështu. Mertoj një falje publike.
Juli është munduar të sqarojë situatën por nuk ka arritur dot sepse pas publikimit të videos, Juli shfaqet duke sharë gjithçka nënkupton se në formë jo të drejtpërdrejtë ajo e sharë ka qenë për të.