Saimir Kasemi, djali që u vendos përballë 20 vajzave për të zgjedhur partneren e tij është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes.
Pasi përzgjodhi Merin dhe postoi disa foto me të direkt pas emisionit, ai u largua në Gjermani,ndërsa Meri qëndroi në Tiranë.
E ndërsa më pas nuk pati më asnjë foto apo dalje publike të të dyve, të gjithë po mendojnë se ai dhe Meri janë ndarë, ose që e gjitha ka qenë thjesht për shoë.
Saimiri ka treguar pak kohë pas mbylljes së spektaklit se ata janë duke u njohur me njëri tjetrin dhe se janë shumë mire, pavarësisht se nuk janë afër njëri tjetrit.
Por në një foto të postuar së fundmi në instagram, Saimiri shkruan: “Klas është të kesh shumë për të thënë, por të vendosësh të qëndrosh në heshtje përballë budallenjve”.
Krahas kësaj fotoje dhe mbishkrimit, shumica e komenteve kanë lidhje me Merin.
Thuajse të gjithë e pyesin nëse janë ndarë dhe se çfarë po ndodh mes tyre.
Por Saimiri ka vendosur të heshtë, ashtu siç është shprehur edhe në mbishkrimin e fotos që ka postuar.
Link: https://www.instagram.com/p/CNvBb-oBrce/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLuN_8sAWXPUMUA7t5chYnHY42RGofwtKPx3F40/