Meda është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ndrrimi i Natës’.
Këngëtari ka ardhur me një intervistë ndryshe ku ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e tij.
Meda tregon se pandemia ka qenë një ndikim për të gjithë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë dhe vetem duhet të pajtohemi me këtë fakt sepse shëndeti është mbi të gjitha.
Ai gjithashtu ka prekur dhe jetën e tij private ku ka folur mbi bashkëshorten e tij.
“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte. Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë. Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai.
Këngëtari tregoi se jeta e tij është e dyzuar mes dy vendeve Kosovës dhe Gjermanisë ku këtë të fundit shprehet se e preferon më shumë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9GuYglnPpcg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHkoRnJh_Z4/?utm_source=ig_web_copy_link