Olta Boka dhe partneri i saj u bënë prindër të një vajze rreth 9 muaj më parë.
Këngëtarja ndan herë pas here me ndjekësit e saj, foto dhe video me vogëlushen, por pa i zbuluar portretin.
Ajo ka postuar këtë herë një video teksa këndon “Can’t help falling in love” të Elvis Presley, ndërsa e bija e shoqëron duke belbëzuar.
“Kolona zanore që në ditët e para të lindjes dhe Gaia që mendon se këndon me mamin”, shkruan ajo krahas videos ku shihet duke kënduar, ndërsa vogëlushja e shoqëron me mënyrën e saj unike.
Mesa duket që tani Gaia e ka zgjedhur rrugën e saj dhe po mendon të ecën në hapat e mami Oltës.
Link: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNsNvHplLam/