ShowBiz

Nga njohja me bashkëshortin tek emrat e bebeve, Eni Vasili i zbuloi të gjitha

Eni Vasil është një nga gazetaret më të njohura të politikës në vendin tonë.  Pak kohë më parë  ajo zbuloi se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet me binjake.

Mbremë Eni ka qenë e ftuar në emisionin e ‘Piter Pan’ ku ka ndarë akoma më shumë detaje nga jeta e saj familjare.

Gazetarja na tregoi se si e ka njohur partnerin e saj Armandin.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prushën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha Eni dhe jete e tyre do të vijojë në Tiranë.

Çifti paskan zgjedhur dhe emrat e bebeve që pritet të vijnë së shpejti në jetë.

Emrat i kemi zgjedhur “Sofi dhe Nikol”. “Sofi për nder të gjyshes së bashkëshortit dhe Nikol pasi babai im quhet Niko”- sqaroi gazetarja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=eZuuboEnNZY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/enivasili/