ShowBiz

Miqtë i zbulojnë arsyen, ja pse u ndanë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishte nga më të komentuarat në rrjet.

Arsyeja që çifti vendosen të ndaheshin paska qenë thyerja e besimit mes tyre dhe një pjesë e miqve të tyre të afërm e konfirmuan.

Aktorja 51-vjeçare ishte e tmerruar në ditët e fundit të marrëdhënies së tyre dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex.

Sipas mikut të Jennifer, ajo ishte në vendin e vendimmarrëses kur erdhi puna për t’i dhënë fund marrëdhënies të cilën ata e konfirmuan zyrtarisht.

‘Ajo insistoi në të. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura,’ thanë ata.

Edhe pse Alex, 45 vjeç, fluturoi për në Republikën Dominikane – ku ajo është duke filmuar komedinë Shotgun Wedding – për t’u përpjekur të riparojë çarjet në marrëdhëniet e tyre. Mendohet se çështjet e besimit tek ta kanë qenë mjaft serioze sa nuk pritet një bashkim sipas miqve më të afërm.

‘Ajo nuk ka qenë mirë  dhe nuk mendoi se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex’, ka thënë një mike e ngushtë e këngëtares.

Linku: https://people.com/music/jennifer-lopez-ended-alex-rodriguez-engagement-couldnt-fully-trust-him/

Burimi i fotos:

https://www.google.com/search?q=jennifer+lopez+alex+rodriguez&sxsrf=