ShowBiz

Almeda ka një ves që Tolga nuk ja duron dot, nuk do ta besoni çfarë është

Almeda dhe bashkëshorti i saj Tolga janë padyshim një prej çifteve më të dashuria për publikun.

Ata do të bëhen sërish prindër dhe këtë herë të një vajze që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

Modelja është gati në fund të shtatëzanisë dhe më herët ka zbuluar edhe emrin që ka zgjedhur për vogëlushen.

Ndërkohë ajo ka vendosur së fundmi t’ju përgjigjet fansave, të cilët kanë qenë kurioz ta pyesin kryesisht për jetën e saj private, vogëlushin Efe si dhe partnerin e saj.

Dikush e ka pyetur Almedën se cili është ai ves që Tolga nuk ja duron dot dhe ajo u përgjigj se është shumë perfeksioniste

“Perfeksioniste. Do të doja të mos isha ama në çdo gjë që bëj duhet patjetër të jetë perfekte. Gjë që të lodh”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes që i bëhet.

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEe0HczltLy/