ShowBiz

Festë në familje, Tayna emocionon me dedikimin për dritën e syve

Tayna është një nga reperet më të ndjekura. Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Në familjen e saj ka vend për festë sepse e ëma e reperes feston ditëlindjen.

Nuk kanë munguar disa fjalë zemre në rrjete sociale për këtë rast të veçantë. Bashkangjitur me foto këngëtarja shkruan: Gëzuar ditëlindjen mami i Taynës.

Në një video tjetër kërcimi reperja ka dy fjalë zemre për të ëmën:

Drita e syve të mi, shumë fat për mua që të kam ty mam. Ti je shpirti më i pastër dhe i bukur që kam njohur.

Nga postimet kuptojmë se reperja qenka kopja më e mirë e të ëmës.

Linku: https://www.instagram.com/stories/tayna/2559944932387392876/

https://www.instagram.com/stories/tayna/2559942941300896416/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tayna/