ShowBiz

Krenar për të bijën, Blero i dedikon fjalët më të bukura për ditëlindje

Tara feston sot ditëlindjen dhe këngëtari Blero nuk mund të bënte urim më të bukur për të bijën.

Ai ka ndarë në instagram një foto të së bijës krahas së cilës i dedikon një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen shpirti i babit. Ta uroj shëndetin dhe më të mirat e botës. Faleminderit që më bën krenar çdo ditë. Të dua mas së shumti në botë”, shkruan ai krahas fotos.

Tara është fëmija i Bleros nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi.

Aktualisht këngëtari është martuar me modelen Afrona Dika, ndërsa ish bashkëshortja e tij shumë shpejt do të martohet me partnerin aktual me të cilin ka edhe një vajzë tjetër.

Ata të dy pavarësisht se janë ndarë ruajnë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/p/COKqSUHnS-T/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIZLBVlndd9/