ShowBiz

Nuk iu del e keqja, Rudina Magjistari dhe Sazan Guri përplasen keq në rrjete sociale

Rudina Magjistarit dhe Sazan Gurit nuk iu del e keqja që pas përplasjes që patën në emision para pak kohësh.

Kujtojmë se Sazani ishte i ftuar në emisionin e Magjistarit dhe pas disa komenteve moderatorja e akuzoi për terma seksist.

Së fundmi debati është rikthyer më ashpër se kurrë më parë në rrjete sociale mes tyre.

Ambjentalisti i njohur ndau një video nga emisioni dhe bashkangjitur shkruan:

Miq të dashur, më erdhi kjo video se nuk e kisha parë as vetë! Po kapët ndonjë sjellje ”seksiste” time gjatë një bisede për lumturinë e njeriut, aman ma thoni që ta kem parasysh për herë tjetër, t’ju vesh pa pikë interesi, t’ju bësh emision, të harxhosh kohë nga vetja dhe të etiketohesh kështu, këta qofshin, flm, e me respekt per secilin nga ju që do kushtojë pak kohë.

Rudina nuk ka nguruar ti bëjë një roman në koment Sazanit ku i thotë:

Përshëndetje, Sazan! Meqë paske ngritur këtu tabelën e qitjes e rri bën sehir, po të them që minimumi të më kishte thirrur me një tag në këtë pazar anadollak: do kishte qenë më e denjë nga ana jote.

E dyta, nëse akoma s’e ke kuptuar që nderhyrja ishte seksiste, s’paske për ta kuptuar asnjëherë. Një kompliment jo më patjetër është seksist, por në varësi të kontekstit po. Kur një bashkëbiseduese të kundërshton me argumenta, ti pse i përgjigjesh me komplimente për pamjen e saj dhe pse jo për mendimet e saj, fjala bie? Ky është një mesazh i nënkuptuar, që bashkëfolësen nuk e merr seriozisht në debat dhe kjo sjellje quhet sjellje seksiste. Dhe sigurisht që më takonte të ta vija në dukje, përsa kohë kjo ndodh në studion time dhe sa herë ndodh në studion time. S’po përmend këtu gjuhën intimiduese më herët, që ta tolerova për fat të keq, e që në këtë video gjithashtu konstatohet fare lehtë.

Dhe së treti, më duhet të të kujtoj sa herë ke ardhur në programin tim, këtu e vite përpara, që në fillimet e tua publike, nëse s’i mban mend, interesi ka qenë reciprok dhe ti ketë e di mirë. Dhe s’është aspak dinjitoze nga ana jote të shprehesh si më lart. Madje edhe këtë diskutim mund ta kishim bërë ndryshe, shumë më profesionalisht, por mesa duket fisnikeria nuk tregohet me gjithkënd bujare. Sa keq!

 

Linku: https://www.facebook.com/sazaniguri

 

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10214456724410593&set=pb.1793779051.-2207520000..&type=3