ShowBiz

“Ti ishte shtatëzanë, çfarë ndodhi…”, reagon për herë të parë Enca

Enca është një prej këngëtareve që më shumë se kushdo tjetër di se si të tërheqë vëmendjen.

Ajo është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat momente nga jeta e saj profesionale dhe private. Në një bashkëbisedim me fansat ku Enca ju është përgjigjur pyetjeve të tyre, dikush e ka habitur me një pyetje të pazakontë.

“Ti ishe shtatëzanë, ku është çfarë ndodhi” e pyet një prej ndjekësve dhe Enca i përgjigjet.

“Ndoshta po flet për ndonjë shtatëzani ushqimi. Nuk do të jem shtatëzanë për të paktën nja 5 vjet besoj”, përgjigjet ajo duke shuar njëherë e mirë të gjitha zërat për një shtatëzani të mundshme.

Nga ana tjetër Enca konfirmon se aktualisht është single e lumtur dhe e përmbushur.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEKLLNJnCYN/