ShowBiz

Bebi po vjen, Emina Çunmulajt nuk i ndahet shpirti nga ky vendim

Emina Çunmulaj prej kohësh është në pritje të ëmbël dhe familja e tyre pritet të zgjerohet me nje djalë.

E gjithë familja po e shijojnë në maksimum këtë fazë por ajo që bën përshtypje në rrjete sociale janë postimet e modeles.

Bebi brenda pak muajsh do të vijë në jetë dhe mami Emina ka vendosur të mos heqë dorë nga palestra deri në ditët e fundit.

Modelja gjithmonë ka pasur një trup mjaft në formë dhe kjo gjë është parë dhe kur lindi dy vajzat e para.

Synimet e saj për të pasur një trup perfekt duket se sa vijnë e shtohen dhe këtë na e tregon së fundmi me disa postime në rrjete.  Modelja shfaqet duke u ushtruar fort në mënyrë që të jetë në top formë para dhe pas lindjes.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/2562561458342502101/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/