ShowBiz

Zbulojnë barkun pas lindjes, këto janë nënat e reja të showbizit që iu bashkuan sfidës

Nënat më të reja të showbizit e kanë kthyer në trend ekspozimin e formave të tyre pas lindjes. Pjesa më e madhe e tyre kanë treguar se me pak sakrifica në pak ditë pas lindjes gratë mund të kenë një super trup.

Kjo tendencë që ka prekur personazhet tanë është aplikuar dhe më herët nga vipat e huaj.

Chiara Ferragni para pak ditësh  zbuloi barkun e saj me disa poza të këndshme ku nuk u dallonte fare se kishte kaluar një proces lindje.

Ky veprim u ndoq më pas nga Arbana Osmani. Moderatorja si rrallë herë më parë ka pozuar me barkun jashtë dhe bashkangjitur iu thotë nënave të reja se gjithmonë mund t’ia dalin për t’iu rikthyer normalitetit.

Elita Rudi po ashtu ësht pjesë e kësaj vallje dhe pak kohë më parë teksa po pushonte me familjen e saj zbuloi barkun pak muaj pas lindjes.

Sara Hoxha po ashtu është pjesë e mamave të reja dhe nuk ka nguruar të tregojë për të disatën herë se si është gjendja e trupit të saj pas lindjes.

Kujtojmë se pak më përpara sfida ishte që të zbulonin peshën live për ndjekësit dhe pjesa më e madhe e tyre e realizuan.

 

Linku: https://www.instagram.com/chiaraferragni/

https://www.instagram.com/elita.rudi/

https://www.instagram.com/arbanao/

https://www.instagram.com/sarahoxha/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/healthy-people-woman-relaxation-7155354/