ShowBiz

Mes emocioneve dhe kushteve, Andi dhe Jasmina largohen përfundimisht nga emisioni

Padiskutim dyshja kanë qenë ndër më të diskutuarit në emision dhe të gjithë prisnin që takimet e tyre të vijonin dhe pse jo të kishin një dashuri në mes.

Kujtojmë se ishte Andi ai që e tërhoqi deklaratën që kishte dhënë për të, sepse kishte kuptuar se gjërat nuk po shkonin më mes tyre.

Ata kanë bërë një sqarim të të gjithë rrugëtimit të tyre në studio ku nuk kanë munguar emocionet e forta dhe lotët.

Dyshja kanë vendosur të largohen përfundimisht dhe me sa kuptuam nga Andi dhe mund ti japin vetës një mundësi për tu sqaruar jashtë.

Produksioni e ka pranuar këtë kërkesë me një kusht. Dyshja duhet ti mbajë të informuar për gjithçka mes tyre sido që të shkojë marrëdhënia jashtë kamerave.

Linku: https://www.instagram.com/p/COTCJ5_B7jP/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jasminkadriu/

https://www.instagram.com/andi.artani/