ShowBiz

Një look prej gjimnazisteje, fotot e fundit të Xhemit na lanë pa fjalë

Xhemi Shehu është dalluar gjithmonë për pamjen e saj rinore dhe linjat perfekte, pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve.

Ajo ka ndarë së fundmi në instagram disa foto ku shihet me një look gjimnazisteve dhe që i duket kaq mirë.

Me një fund të zi, të shkurtër me pala dhe një këmishë të bardhë të lidhur në mes, kombinuar me atlete të bardha ajo duket si një vajzë adoleshente.

“Gëzuar ditën e majit”, shkruan ajo krahas fotove ku shohim se ka marrë shumë komente pozitive nga miq e fansa që e komplimentojnë për lookun e saj.

Link: https://www.instagram.com/p/COUpYvEhr7t/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/