ShowBiz

Pas kërcënimeve, Elvisi publikon mesazhet me Antonelën dhe Sindin…

Loco një prej ish kandidatëve të “Përputhen” që u largua pas një sherri me Antonelën ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” me gazetaren Ester Bylyku.

Ai ka folur gjatë lidhur me jetën e tij pas “Përputhen” si dhe raportet që ka aktualisht me kandidatët.

Ndërkohë gjatë një sfide ai është detyruar të zbulojë bisedat e fundit me Antonelën dhe me Sindin.

Me Antonelën ai ka biseduar vetëm njëherë kur e ka pyetur pasi i ka ardhur një kërcënim nëse është apo jo nga një i afërm i saj.

Pasi Antonela e ka mohuar një gjë të tillë, ai i ka kërkuar falje për atë çfarë ndodhi mes tyre dhe biseda është mbyllur aty, ndërsa rrefen se nuk ka folur më kurrë me të, as para dhe as pas sherrit.

Më pas atij i është kërkuar të zbulojë mesazhet me Sindin dhe ai ka treguar një kërkesë të saj për ti publikuar giveaway-in e saj në story.

“O bosi mga hidh pak giveaway në story”, i shkruan Sindi, ndërsa Elvisi ju kërkon falje vajzave që ishte i detyruar ti publikonte mesazhet e tyre.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aJHOgBDt9Fc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/