ShowBiz

Eni Çobani dhe partneri i saj zbulojnë sikletet e natës së parë në shtëpi

Juristia Eni Çobani dhe partneri i saj Aveniri së fundmi kanë dhënë një intervistë të detajuar mbi njohjen e tyre tek rubrika ‘Gjysma ime’.

Arditi këtë dalje të rrallë të tyre ka vendosur ta ‘shtrydhë’ mirë ku ka zbuluar detaje të reja nga çifti që kanë një jetë që janë së bashku pavarësisht sfidave.

Dyshja kanë treguar se si ishte për ta nata e parë në shtëpi.

Ne sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin 1997, Avenirin e kapi një panik dhe nuk donte të më linte tek shtëpia e prindërve. Vjen në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Për kohën që ishte dhe mentalitetin prindërit ngurruan.

Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija.

Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat dhe ky ishte një siklet për ne.

Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.

Gjatë bashkëbisedimit me Arditin, Aveniri në shaka e sipër tha se qëndroi tre-katër orë vetëm derisa vajti mesnata.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=-yIQxZhwumg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COXfFJQBt5B/