Shqipja që pas largimit nga emisioni është kthyer në një nga emrat më të lakuar në shtypin rozë.
Ish konkurrenten e shikojmë të ftuar në panele të ndryshme dhe së fundmi ka qenë pjesë e rubrikës Trotuar ku i ka befasur të gjithë me deklaratën e saj.
‘Nuk është etike që një femër që jeton me prindërit të shkojë në tre të mëngjesit në shtëpi. Shtëpia ka rregull në momentin që ti jeton me prindër nuk mund të vish kur të duash. Kur je familjar duhet të kesh një orar të caktuar dhe disa limite dhe këtë e kërkoj nesër dhe nga një person që unë do të kem në krah’- u shpreh Shqipja
Sipas saj nëse nuk jeton me prindërit mund të vish kur të duash dhe eshtë etike. Nuk është hera e parë që e shikojmë Shqipen në një version kontradiktor me veten dhe gjërat që thotë dhe bën.
Linku: https://www.instagram.com/p/COXlpVGB7Tn/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/