ShowBiz

Pasi Sara u kthye me Atdheun, Sindi ironizon keq Gelianin

Geliani dhe Sara u deklaruan për njëri tjetrin pak ditë më parë, por mesa duket Sara nuk ka mundur dot të harrojë Atdheun.

Ajo postoi një video me Atdheun, ndërsa në një foto ku pozojnë së bashku ajo shkruante se pavarësisht sherreve, ata të dy nuk rrinë dot pa njëri tjetrin.

Geliani ndërkaq thumboi Sarën dhe madje e ka hequr edhe nga lista e ndjekësve në instagram.

Duke u nisur nga kjo situatë ka reaguar edhe Sindi e cila ka ironizuar Gelianin duke postuar një shprehje të tij.

“Sikur të gjithë botën ta kem kundër, unë do të jem me të”, ndërsa e shoqëron me një qeshur të madhe.

Ndërsa më pas ka ndarë edhe disa sekuenca nga filmi “14 vjeç dhëndër”, duke shkruar: “I vogli Gjino”

Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMuvX6eHQeNJio3_2M3XIfjI_PqsWN2GMYXIOw0/