Familja e Obamës po kalon një moment të trishtë pasi qenushi i tyre ka humbur betejën e vështirë me kancerin.
‘Sot familja jonë humbi një mik të vërtetë dhe një shok besnik. Për më shumë se një dekadë, Bo ka qenë një prani e vazhdueshme, në ditët tona të mira, ditët tona të këqija. Ai e toleroi të gjithë bujën që erdhi me të qenit në Shtëpinë e Bardhë, i pëlqente të hidhej në pishinë gjatë verës, ishte i papërkulur me fëmijët, jetoi rreth tryezës së darkës dhe kishte flokë të shkëlqyeshëm. Ai ishte pikërisht ajo që na duhej dhe më shumë nga sa prisnim ndonjëherë. Do të na mungosh shumë’- shkrua Obama krahas fotos.
Partnerja e Obamës gjithashtu ka ndarë me ndjekësit dhimbjen që po përjeton nga humbja e mikut të familjes:
‘Kjo pasdite qe e vështirë për familjen tonë. I thamë lamtumirë shokut tonë më të mirë, Bo, pas një beteje me kancerin. Në fushatën zgjedhore të 2008-ës i premtuam vajzave që do merrnim një qenush pas zgjedhjeve. Asokohe, Bo do të ishte shoqërues i vajzave. Nuk e kishim idenë që do merrte kaq shumë rëndësi për ne’, ka shkruar Michelle në njoftimin e bërë në Twitter.
Linku: https://www.instagram.com/p/COn35yDNhId/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/barackobama/