ShowBiz

Festë dhe surpriza, nënat e showbizit ndajnë momentet magjike

Në Amerikë dita e nënave festohet me 9 Maj.  Një pjesë e personazheve të showbizit tonë kanë marrë surprizat më të këndshme gjatë kësaj dite të veçantë.

Arbana Osmani prej ditësh ka udhëtuar drejt Italisë ku kaloi ditëlindjen e saj.

Me sa kuptojmë nga postimet Arbana ka vendosur të festojë po atje dhe Ditën e Nënave.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ajo shfaqet përkrah dy djemve ku moderatorja shkruan:

‘Ndërkohë këtu është festa e nënave dhe unë me këta të dy jam më e lumtura në botë.’

Afërdita Dreshaj ka marrë një surprizë të veçantë nga e motra për festën e saj të parë si nënë.

“Gëzuar Ditën e Nënës për herë të parë! Faleminderit që bekove botën me Sky. Të Dua, Hona”, i ka shkruar e motra krahas dhuratës.

Vesa Luma është një tjetër nënë e estradës tonë që ka marrë një  surprizë të thjeshtë dhe mjaft të këndshme nga i biri Liam.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aferditadreshaj/2569314625827250934/

https://www.instagram.com/stories/arbanao/2569649355720030575/

https://www.instagram.com/stories/vesaluma/2569404066725989707/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/