ShowBiz

Ledjana i bën ‘naftën’ Mevlanit dhe emisionit, ja kërcënimet që bën pas daljes

Ledjana së fundmi me një status në rrjete sociale ka zbuluar se ka vendosur të largohet përfundimisht nga emisioni.

Historia e saj me isht të dashurin dhe romanca me Mevlanin kanë qenë një nga arsyet që e kanë shtyre konkurrenten ta mbyllë këtë faze në një formë aspak të këndshme.

Ledjana ka reaguar mjaft ashpër duke kërcënuar çdokënd që synon ta cënojë në privatsinë e saj.

“Largimi im nga emisioni nuk ka të bëje as me Mevlanin e as me faktin që ju kam gënjyer gjithë këto kohë. Jam akuzuar 2 herë në atë program për martesë të rreme pa asnjë provë, ndaj kjo është një pabesi që më është bërë. Po ju them vetëm diçka, kushdo që vazhdon dhe më akuzon për burrin në Belgjikë dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjtë se ka për ta paguar shtrenjtë”, shkruan Ledjana.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ledjanafitness/2569680144151536974/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledjanafitness/