Këngëtarja Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë një postim që tregon përtej bukurive që jemi mësuar të shikojmë në rrjete sociale.
‘Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti do arrish shumë në jetë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur ne, tre goca, vetëm. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është të jenë vetëm goca në një familje? Sa punë duhen bërë në shtëpi, e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dal si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin’, ka shkruar Dafina.
Kujtojmë se këngëtarja është në një lidhje me DJ Geek dhe pak javë më parë ai i organizoi një super surprizë për ditëlindjen e saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/2571293344605190613/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/