Një nga legjendat e Hollivudit Norman Lloyd është ndarë nga jeta në moshën 106 vjeçare.
Norman Lloyd, i lindur në 1914, filloi të interpretojë me projektin ‘Federal të Teatrit’, pjesë e marrëveshjes së re të Presidentit Franklin Roosevelt në vitet 1930.
Lloyd njihet si një ndër aktorët më të vjetër të “Hollywood-it”. Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family”
“Skena e madhe, nëse mund të them kështu, ishte rënia ime nga Statuja e Lirisë,” i tha Lloyd stacionit të radios publike Los Angeles KCRW në 2012.
Lloyd njihej gjithashtu si një burrë i përkushtuar i Hollywood-it. Ai ishte i martuar me aktoren Peggy Lloyd për 75 vjet, derisa vdiq në moshën 98 vjeç në 2011.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/