ShowBiz

Marina feston ditëlindjen, dashuria për partneren nxjerr jashtë kornizave Getoar Selimin

Moderatorja Marina Vjollca sot feston ditëlindjen. Urimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit.

Urimi që mori vëmendjen e festës ishte ai i partnerit të saj Getit. Ai ka ndarë me ndjekësit një foto të Marinës ku bashkangjitur shkruan:

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”.

Marina sot ka festuar 31 vjetorin e saj të lindjes dhe rrjetet e saj sociale janë mbushur me urime nga miqt dhe të afërmit.

Geti pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e tij me Ermal Fejzullahun dhe Majkun i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre. Projekti titullohet ‘Para Para’.

Linku: https://www.instagram.com/p/CO8ymL0nfVb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

https://www.instagram.com/ghettogeasy/