ShowBiz

Meghan tentoi të vetvritej gjatë shtatzanisë, Princ Harry zbulon detajet shokuese

Në dokumentarin “The Me You Can’t See”, Princ Harry flet pa dorashka në lidhje me natën kur Meghan i tha se donte të vriste veten. Dyshja e cila organizoi një dasmë madhështore në vitin 2018, janë prindër të një djali dhe po presin fëmijën e tyre të dytë.

Princ Harry ka bërë një deklaratë që ka tronditur të gjithë. Ai i ka thënë Oprah Winfrey se bashkëshortja e tij, Meghan Markel, kishte vendosur që të mos vrasë veten vetëm nga shqetësimi për të që ‘të mos humbiste një grua tjetër në jetën e tij’.

‘Dayli Mail’ shkruan se teksa nuk kishin as një vit që ishin të martuar, Meghan ngeli shtatzënë me djalin, Archie. Në janar të 2019, Markle i ka thënë bashkëshortit të saj se ishte thellësisht në depresion.

Këtë e kishte treguar edhe më herët vetëm Meghan gjatë intervistës shokuese me Winfrey.

“Gjëja që e ndaloi atë të ndërmerrte atë veprim, ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithçkaje që i kishte ndodhur mamasë sime. Nëse do bënte atë veprim, do të vihesha në një pozitë që të humbja një grua tjetër në jetën time – me një foshnjë brenda saj, foshnja tonë”, tha Princ Harry.

Sipas Princit, Meghan ishte absolutisht e matur dhe plotësisht e arsyeshme sa vendimi i saj shte shokues.

“Megjithatë, në qetësinë e natës këto mendime e zgjuan atë”, tha Duka i Sussex, duke shtuar se nuk dinte se si ta merrte rrëfimin e saj.

Ai ka shtuar se ajo natë për të ishte një zbulesë, pasi kuptoi se ata nuk mund të vazhdonin ashtu siç ishin.

‘Teksa unë dhe gruaja ime ishim ulur në ato karrige, mbanin duart e njëri-tjetrit, e në momentin që dritat ulen, Meghan fillon të qajë. Më vjen keq për të, por gjithashtu jam shumë i zemëruar me veten time që ne ishim  në këtë situatë”, ka vijuar rrëfimin shokues Princ Harry.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9603681/Harry-claims-royal-family-tried-SMEAR-Meghan-Oprah-interview.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/