Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve zbulon si do të ndryshojnë masat gjatë këtyre muajve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar sot planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Nga 1 Qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershori:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku:
Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP. Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Linku dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/komiteti-teknik