ShowBiz

‘Ndrydha ndjenjat për këtë arsye’, këngëtarja zbulon orientimin seksual

Këngëtarja Demi Lovato ka folur hapur së fundmi për orientimin e saj seksual. Të dy gjinitë i kam brenda vetes u shpreh ajo. Demi ndër të tjera zbuloi se si do të veprojë për krijimin e një familje.

Lovato diskutoi së fundmi seksualitetin e saj ndërsa shpjegoi se ajo është e interesuar të birësojë fëmijë një ditë pasi vetë nuk do ta përjetojë lindjen.

‘Unë gjithashtu nuk e di nëse do të përfundoj me një djalë, kështu që nuk mund ta shoh vërtet veten duke mbetur shtatzënë,’ tha Lovato.

Lovato përjetoi një zgjim seksual ndërsa shikonte skenën e puthjes midis Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në “Cruel Intentions”, por “ndjeu shumë turp” për këtë.

‘Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja para se të lija veten të përpunoja ato që ndieja.’

Me sa kuptojmë këngëtares i ka ardhur në majë të hundës ndrydhja e ndjenjave dhe prandaj ka vendosur të flasë hapur.

Linku:https://variety.com/2021/music/news/demi-lovato-comes-out-pansexual-1234941079/

Burimi i fotos: https://variety.com/2021/music/news/d