ShowBiz

Në një lidhje me Greg Ramën, moderatorja tregon si qëndron e vërteta

Albana Bejko dhe Greg Rama prej kohësh përfliten në mediat rozë se janë në një lidhje së bashku.

Moderatorja sportive Albana së fundmi për emisionin Expuls ka sqaruar të gjitha thashethemet.

‘Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune.

Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet e mia të punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë’, u shpreh Albana Bejko duke i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave.

Kujtojmë se shkak për këto aludime u bënë disa foto të tyre në rrjete sociale ku u shfaqën pranë njëri-tjetrit në stadium.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=pflWPxTUJqI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanabejkoo/