ShowBiz

Merr fund dilema, ja kush do të jetë prezantuesja e ‘Big Brother Vip’

Pak kohë më parë u tha se ‘Big Brother Vip’ do të fillonte në tetor ku do të monitorohen një pjesë e vipave që do të bëhen pjesë. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se audcionet janë hapur për të zgjedhur personazhet vip.

Ajo që ngjalli më shumë kuriozitet te publiku ishte se kush do e moderojë këtë format.

Si fillim u bë me dije se prezantimi i këtij formati i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën.

Por tashmë nuk ka më vend për diskutime pasi vendimi është marrë. Burime pranë ‘Kryefjala.com’, bëjnë me dije se kjo bisedë është mbyllur. Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotëron Top Channel-in dhe është vendosur që përfundimisht Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga moderatorja megjithatë mbetet të presim çfarë do të thotë Arbana.

Linku dhe Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=big+bro