ShowBiz

Portalet e bënë të sëmurë, Aurela Gaçe i demaskon publikisht

Portalet e bënë të sëmurë nëpërmjet shkrimeve. Aurela Gaçe është revoltuar nga ky abuzim i tmerrshëm dhe ka vendosur ti demaskojë publikisht të gjithë. Një postim të vjetër të këngëtares ku  jepte mesazh që të gjithë femrat duhet të bënin kontrollin e gjirit për të kapur në kohë problematikat është përdorur për lajm pas disa vitesh. Portalet kanë abuzuar me artikullin duke e bërë të sëmurë Aurelën.

Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?
Në 2018, kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e ketë e kam bërë duke treguar që edhe unë bëj kontrollet,se kam frikërat e mija si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qënurit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.
Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin, fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.
Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj me dërguan shkrimet.
E lashë të shkonte. Ndërkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen.
Jam e indinjuar.
Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu siç ishte edhe qëllimi im) ,por për të gjeneruar vetëm disa klikime.
Bravo.
Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.
Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin?
Ptujjjjj, shkruan Aurela.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPoE-fyAYy3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/