ShowBiz

Dedikimi i fundit zbulon se Romeo dhe Aleksia e kanë çuar lidhjen në një nivel tjetër

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshin, vajza e Niko Peleshit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes së tyre.

Dyshja shpesh janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pavrësisht këtyre ata ende nuk kanë konfirmuar asgjë për raportin e tyre.

Aleksia ka ndarë dhe disa postime me Romeon ku herë zgjedh ti publikojë portretin e herë jo.

Së fundmi ajo ka ndarë një postim në rrjete sociale ku një detaj nuk iu ka shpëtuar aspak ndjekësve.

Në këmbën e saj shikohet një tatuazh i cili duket se është dedikim për Romeon. Në trup ajo ka gdhendur shkronjën R.

Ky detaj është kuptuar si një konfirmim që lidhja e dyshes po shkon në një nivel tjetër sa ata bëjnë dedikime që do ti shoqërojnë gjithë jetën.

Linku: https://www.instagram.com/aleksiapeleshi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aleksiapeleshi/