ShowBiz

Pas ofendimeve të rënda, këngëtarja shqiptare i ‘nxjerr bojën’ komentueses

Personazhet publike shpesh kthehen në tabelë qitje për të gjithë ndjekësit.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtares Xhesika Polo. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto me bikini nga pushimet e saj dhe ndjekësit kanë vazhduar ta sulmojnë me komente fyese.

‘Pa qenë lop s’del njeriu në këtë gjendje apo të duket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkrujt në publik po të shkruaj në privat”, ka shkruar një prej ndjekësve.

Këngëtarja e ka marrë me sportivitet këtë sulm dhe madje të gjithë bisedën në privat e ka ndarë me ndjekësit e saj, ku bashkangjitur shkruan:

Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder në privat dhe po ma kursen “turpërimin” injoranca nuk ka brirë! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat! Përgjigjet këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/stories/xhesikapoloo/2590699882903712281/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhesikapoloo/