ShowBiz

Veprimet e tyre konfirmojnë dyshimet, Oriola Marashi dhe Grezda rikthehen së bashku

Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë qenë një nga dyshet më të komentuara në rrjet për shkak të lidhjes së tyre që kanë pasur.

Pak javë më parë burime pranë dyshes konfirmuan ndarjen dhe sipas tyre shkak ishte bërë karriera e tyre dhe lidhja në distancë.

Gjatë kësaj kohë kanë qarkulluar pastime provokuese nga ana e tyre në rrjetet sociale dhe duke marrë shkas nga kjo të gjithë po aludonin se mund të kishte vend për një rikthim së bashku.

Veprimi i tyre së fundmi lënë të kuptohet se diferencat mes tyre janë sheshuar dhe ata kanë filluar të ndiqen në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë Oriola postoi një foto nga makina ku mbi të shkruante ‘Prap të du’.

Ende nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar dhe deri atëherë mbetet të presim për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet mes tyre.

 

 

Linku: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/erosgrezda/