Kanye West së fundmi ka marrë vendimin e papritur për Kim Kardashian dhe të gjitha motrat e saj. Ai ka vendosur të mos ndjekë asnjërën në Twitter.
West prej kohësh flitet se është në një lidhje me modelen Irina Shayk dhe me siguri kjo e fundit mund të jetë shkaku i një veprimi të tillë.
Kujtojmë se pak ditë më parë West festoi ditëlindjen dhe nëna e fëmijëve të tij Kim i bëri një super dedikim.
Pas të gjithë këtyre veprimeve dhe futjes në lojë të Irina Shayk nuk dimë se çfarë po ndodh me raportin e West me familjen e Kardashian.
Romanca e çiftit ka qenë në krye të lajmeve gjatë gjithë javës, Page Six zbulon se Kim e ka pritur mjaft mirë këtë njoftim të ri për ish bashkëshortin ku shprehet:
“Kim është mirë me të,” tha një person i brendshëm. “Ajo thjesht dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm”.
Linku: https://pagesix.com/2021/06/11/kanye-west-unfollows-kim-kardashian-and-sisters-on-twitter/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/