ShowBiz

Policia ‘gjurmon’ Jennifer Lopez, çfarë po ndodh në shtëpinë e këngëtares

Këngëtarja Jennifer Lopez është përfshirë së fundmi në telashe me policinë. Burime pranë saj kanë treguar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e këngëtares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë.

Por sa herë policët kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e këngëtares nuk kanë gjetur asgjë që mund të jetë shqetësuese për banorët. Sipas tyre telefonatat nisën pasi Jennifer performoi në inaugurimin e presidentit të SHBA, Joe Biden.

Rikujtojmë, se Lopez dhe regjisori Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Marrëdhënia mes dyshes së njohur duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj.

Ata madje po mendojnë që dhe fëmijët ti zhvendosin në një shkollë tjetër në mënyrë që të jenë sa më pranë dhe të kenë mundësi ti gëzohen romncës së tyre që u rindez pas kaq vitesh.

Linku: https://news.yahoo.com/police-struggling-track-down-person-133043120.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jlo/