ShowBiz

E dënuar në adoleshencë, këngëtarja shqiptare tregon si i shpëtoi burgut

Remzie Osmani kohët e fundit është përfshirë në thashethemet e shtypit rozë.

Ajo u akuzua për shifrat marramendëse që sipas portaleve këngëtarja kërkonte për të performuar në një atmosferë festive.

Pas të gjithë këtyre zërave Remzia ka qenë e ftuar në emisionin, ‘Ky emër nuk ka nevjë për prezantim’ ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj.

Remzia rrëfeu se për shkak të këngëve patriotike në moshën 14 vjeçare kishte rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe. Këngëtarja kishte zgjedhur që të paguant gjobat dhe nuk ishte burgosur.

‘Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla, përkthyer me vlerën e parasë tani. E kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë antarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova.’- është shprehur Remzie Osmani.

Ndër të tjera Remzia mohoi kategorikisht thashethemet për shifrat marramendëse që aluduan portalet pak javë më parë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=E_xxSWx-Gac

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKRo1M2jQ6h/