ShowBiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck zyrtarizojnë lidhjen me skena intime

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej kohësh janë në qendër të shtypit rozë për shkak të rikthimit së bashku.

Dyshja shpesh ishin parë në shoqëri të njëri- tjetrit, por këtë herë burime pranë ‘Pagesix’ kanë siguruar konfirmimin nëpërmjet disa pozave intime.

Jennifer dhe Affleck teksa kanë dalë në një darkë familjare janë kapur nga paparacët duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Jennifer dhe Ben filluan lidhjen në korrik 2002 ndërsa xhironin “Gigli”. Aktori i propozoi në nëntor të atij viti.

Sidoqoftë, vetëm disa ditë para betimeve të tyre në shtator 2003, çifti, i konsideruar “Bennifer” nga fansat, organizuan dasmën e tyre Santa Barbara, Kaliforni.

Muaj më vonë, në janar 2004, ata konfirmuan se ishin ndarë zyrtarisht. Pak kohë pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer u kthye për ta vazhduar romancën aty ku e kishin lënë.

Linku: https://pagesix.com/2021/06/14/ben-affleck-jennifer-lopez-kiss-at-dinner-in-pda-packed-photos/

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q